Friday, June 14, 2013

Kush jam une ?

Hey , pershendetje, kemi nje bloger te ri verdall, i cili jam une Juliani.

 Tek po rrija dhe po beja ca kerkime per punen time si aktor (Student Aktrimi) me erdhi ideja, te hapja nje blog. Pse ? Ne fakt nuk e di pikerisht pse, por nderkohe qe po shkruaj edhe po mendoj cfare te shkruaj. Sapo me erdhi ndermend se nje nga arsyet qe hapa blogun eshte se jam lodh duke dhene mendimet e mija (Te gabuara apo te sakta ska rendesi) neper tavolina kafesh apo ne shkolle apo ku di une. Thjesht dua qe keto mendime ti shkruaj diku dhe ky diku te kete nje shikueshmeri te gjere dhe kete shikueshmerine e gjere shpresoj ta gjej ne Blogspotin qe sapo hapa. Arsye tjeter e hapjes eshte se , kam per cfare te shkruaj , qe dmth, une jetoj ne Shqiperi dhe ketu kemi aq shume gjera per te diskutuar sa sna del as koha (Kemi PERLA) . Une dua thjesht qe me mendimin tim, dikush te gjeje mendimin e vet te pashprehur , mllefin e akumuluar dhe mbeshtetjen qe se kemi marre kurre. Do isha shume i lumtur nese dikush do me kerkonte nje shkrim per ndonje problematike te caktuar te cilen pastaj ta ndaj me te gjithe. (I'm not Fatos Lubonja, apo Artur Zheji). Dua te dini dhe dicka tjeter, meqenese shumekush do pyese vetveten , apo dhe mua, se pse po flas me kaq kompetence apo me kaq siguri qe mendimi im do lexohet apo degjohet. Dua tju them dicka : Edhe sikur te jem i vetmi person qe lexoj bloget e mija, mua nuk me intereson sepse edhe po te rilexoj shkrimet e mija, mund te bej korigjime te efektshme dhe kjo do me beje mire mua te pakten . Jam thjesht nje i ri energjik qe dua te marr me te miren e jetes. Kam endrra e qellime e punoj shume per ti arritur. E kam testuar veten ne shume situata dhe prandaj po marr pergjegjesine e te dhenit nje mendim qe mund te beje njerez te ndergjegjesohen. Sigurisht qe cdo problematike do e trajtoj ne formen e ironise dhe sarkazmes por me te vetmin qellim : qe pasi te lexohet nje shkrim i imi, dikush te nderroje pikpamje apo thjesht te njohe thellesine e vetvetes. Natyrisht do kete mbase dhe incidente ( Cadra pistolete , pistolete stilolaps apo dhe gaz lotsjelles ) kunder meje, por ska problem se i kam marre masat :P . Do jete e veshtire , pasi, ti japesh nje  mendim nje shtetasi shqiptar :p , nuk pritet te kete ndonje mbeshtetje te madhe, por gjithsesi as kete problem nuk e kam . Arma me e forte qe kam , eshte siguria ne vetvete , njohja e vetvetes dhe te mos pasurit komplekse per asgje ;). E kam nis kete blog me nje frymezim shume te madh dhe mbase kjo do perfundoje thjeshte me nje Delete Accoun, ose mbase me nje rritje te numrit te njerezve qe me lexojne, ku i dihet. Shpresoj edhe qe ky blog te mos me marre kohen te cilen duhet tja kushtoj shkolles, apo njerezve qe me rrethojne , megjithse se mendoj si problem as kete :).

Ju uroj dite te mbushura me gjera te reja ... dhe nete te mbushura me partnere :p . Dhe mos harroni , kur cdo gje ju duket mbrapsht , atehere kthehuni dhe ju si gjerat qe pastaj tju duken drejt ;) ... Ose e fundit fare , fikni nje L , qe te shkoje vaj ;) . Ju pershendes

Julian Gjaci ( aoisfhiyqb) <- kjo zereni se eshte firma ...

No comments:

Post a Comment